Klajdi Hena
Përvojë
16-vjeçare
në
marketingun dixhital
Kush është Klajdi Hëna?
Përshëndetje, unë jam Klajdi Hëna, një 33-vjeçar me një përvojë prej 16 vitesh në marketingun dixhital, ndërtimin e uebsajteve, menaxhimin e mediave sociale, dhe optimizim të motorave të kërkimit (SEO).
Eksperienca ime dixhitale e ka zanafillën në vitin 2007, në kohën kur unë isha një gjimnazist në Westland të Michigan-it, SHBA. Në atë kohë unë u mora me ndërtimin e faqes (uebsajtit) të gjimnazit. Po në atë periudhë, Facebook-u mori një hov të paparë, që çoi në ndryshimin se si biznesi bën marketing.
Qysh atëherë, kam ndihmuar rreth 500+ biznese në 13 shtete të SHBA-së, Kanada dhe Australi.
Sot, sjell përvojën time në Shqipëri, duke edukuar, mësuar, dhe ndihmuar bizneset shqiptare të rriten dhe të veçojnë veten e tyre nga tregu i mbingopur.
Më kontakto në Whatsappin tim në +355 68 242 6238
Projektet e Mia

Local Owl Digital
Local Owl Digital është kompania ime e parë e marketingut dixhital që ushtron aktivitet në SHBA, Kanada, Australi, dhe Mbretërine e Bashkuar.

RESO 360
RESO360 është një platformë që ndihmon restorantet, baret, dhe pastiçeritë me marketing dixhital, menaxhim te medias sociale, website dhe shumë të tjera.

Albania 360
Albania 360 është një projekt hobi që nisi në Tetor të 2020-s, dhe është kthyer sot në platformën më të madhe të turizmit në Shqipëri, me një audiencë shumë-milionshe përgjatë platformave tona në ueb, TikTok, Instagram dhe YouTube.

1 Euro Websites
1 Euro Websites është një nga projektet më ambicioze që kam ndërmarrë deri më sot. Ky është një shërbim website që ndihmon bizneset e vogla dhe të mesme të kenë dhe to identitetin e tyre online me një website, për vetëm 1 Euro në ditë.
Të duhet ndihmë me biznesin tënd?